Fundjava dedikuar kulturës, nga teatri te librat
Këtë fundjavë të pasionuarit pas artit do të kenë mundësi të ndjekin aktivitete të ndryshme kulturore në kryeqytete.
Aktivitetet e fundjavës nuk përfshijnë vetëm shëtitjen në natyrë, por dhe shëtitjet në qendra kulturore. Aktrim, lexim dhe teatro, artdashësit kanë një sërë zgjedhjes për të bërë.
Duke filluar që nga e premtja, në orën 18:30 do të shfaqjen, video, podkaste dhe aktivitete për emigirimin e shqiptarëve. Tek Bunk-Art, do të jetë aktiviteti “Pezull-histori emigrimi”.
Shfaqja kundër racizmit, vijon të jetë pjesë e skenës së teatrove në Tiranë. “Gajdo- evropianët e rinj” e çiftit Blerta dhe Jeton Neziraj, që vë në shënjestër racizmin. Një bashkëpunim midis, Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Qendra Multimedia (Prishtinë).
Ndërkohë, për ata që veprat preferojnë ti krijojnë në imagjinatën e tyre, duke u humbur nëpër rreshta. Pranë sheshit “Nënë Tereza” në Kamzë, panairi i librit “Kamza lexon” me 20 takime promovuese. Artistë të rinj dhe të afirmuar të librit, do të jenë të pranishëm, për t’iu përgjigjur çdo pyetje si dhe të mund të merrni cdo këshille prej tyre.
Pak humor nuk i bën dëm askujt, ndaj “Certifikata e martesës” është komedia e Eprahim Kishon. Në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar me regjinë e Driada Dervishit.
Sigurisht është menduar dhe për fëmijët e vegjël. Ata mund të ndjekin në Sallën “Tonin Harapi” në Liceun artistik “Jordan Misja” shfaqjen : “Hirushja”. Ngjarjet janë sjellë në përshtatje për të vegjlit, duke u kujdesur të qeshin sa më shumë nën rolet e kukullave.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet