Ushtroi dhunë ndaj prindërve dhe i kanosi për jetën, shpallet në kërkim 34-vjeçari
5 Maj 2023 |
19:20
Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një 34-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur për jetë.
Sipas policisë, shtetasi D. G. që kishte dhunuar dhe kanosur për jetën prindërit e tij, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor, në fshat.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit D. G.
Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak. Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.
LEXONI GJITHASHTU:
- 600 policë në kërkim të tij, arrestohet 21-vjeçari që vrau 8 persona në Serbi
- Goditi me çekiç 55-vjeçarin, shpallet në kërkim fieraku
Lajme të Sugjeruara
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje