Zhdukja e Sarandës/Dervishi zbërthen thelbin e konfliktit: Abuzimi me pronat
Ferdinand Dervishi tha se thelbi i konfliktit që solli zhdukjen e dy personave në Sarandë është abuzimi me pronat.
Bëhet fjalë për Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, të cilët u zhdukën pa gjurmë rreth një muaj më parë në Sarandë.
I ftuar në “Review”, në Euronews Albania, ai tha se Koçolja kishte tentuar të shiste dy herë një pronë dokumentet e të cilës nuk i kishte, ndërsa personi tjetër sipas tij është përfshirë rastësisht në këtë ngjarje.
“Kemi në Shqipëri aq shumë konflikte me pronat sa edhe mua të më pyesësh, e të gjithë kemi nga një konflikt pronësie. Kjo është një histori e cila bëhet fjalë për të shitur një pronë, e cila nuk ka dokumente të rregullta, apo nuk ka fare, është pronë e askujt.
Ndërkohë problemi është se tentohet të shesë një pronë kur nuk i ke dokumentat dhe ai t’i ka dhënë një pjesë të lekëve dhe e dyta është se ai të ka dhënë një pjesë të lekëve dhe e dyta është se ti tenton t’ia shesësh edhe një tjetri.
Pra bën rolin e një mashtruesi duke menduar po hë se këta s’kanë ç’më bëjnë. Besoj se ky është thelbi. Koçolja është personi që ka historinë e pronës, ndërsa personi tjetër është futur krejt rastësisht, pasi Koçolja rrinte me të pasi e shikonte si një mburojë”,-tha Ferdinand Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit