Miku i të zhdukurit: Po të kërkonin lekë, jepnim 100-fishin e vlerës së tokës

8 Maj 2023 | 09:44

Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë zbuloi në studion e Euronews Albania detaje nga ngjarja e rëndë në jug të vendit.

Gjini tha se familjarët nuk kanë më asnjë pritshmëri që të afërmit e tyre të jenë gjallë.

Ai theksoi se kjo ngjarje nuk mund të jetë një pengamarrje për çështje parash, pasi familja e Sulovarit kishte mundësi ekonomike që t’i pagonte 100-fish vlerën prej 21 mijë euro të tokës që dyshohet se ka lindur konflikti.

“Drama ka ndodhur në 8 ditëshin e parë. Aty ka filluar gjithë pjesa negative e kësaj historie. Por as në këtë kohë nuk e besoj se mund të ketë qenë gjallë.

Fatmiri është një djalë që nuk kushte normale nuk do të kishte shans në botë të mos bënte një njoftim në çfarëdo kushte që do ndodhej.

Këta persona nëse do të bënin pengmarrje do të kërkonin lekë dhe familja do t’ia kthente 100 fish atë vlerën e tokës prej 21 mijë euro, pasi ka burime ekonomike”, tha Gjini.

Sipa Gjinit, Sulovari banon në Fier dhe shkoi në Sarandë të merrte në mbrojtje të njohurin e tij Lenard Theodhori, i njohur si Koçole, i cili dyshihet se ishte në konflikt me disa persona pasi kishte shitur dy herë një tokë në fshatin Çukë.

 

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026