Zhdukja e Koçoles e Sulovarit, gazetari: Kërkime me qentë nga Kosova, çfarë dyshohet

6 Maj 2023 | 21:19

Gazetari Enrik Mehmeti, zbuloi gjatë një interviste për emisionin “Review” në Euronews Albania, detaje nga kërkimet që po kryen në lidhje me shtetasit Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, në qytetin e Sarandës.

Mehmeti zbuloi se policia shqiptare ka kërkuar ndihmën e homologëve kosovarë për të zhvilluar kërkime me qen të specializuar për gjetjen e trupave të viktimave.

Gazetari theksoi se policia dyshon se dy personat e zhdukur janë ekzekutuar dhe janë varrosur në një zonë pranë Ksamilit.

“Policia shqiptare ka kërkuar ndihmë nga policia e Kosovës, pasi ata kanë qenë të specializuar për të gjetur erën e trupit të njeriut. Aty po kërkohen trupat e viktimave dhe është e vështirë të jetë kryer shkrirja e trupave në acid. Aty po kërkohen trupa dhe qentë nga Kosova janë qenë që përdoren dhe në tërmete, që ndiejnë erën e njeriut. Ka pasur dhe kërkime nga pala shqiptare por pa rezultat, dhe kjo është arsyeja pse ka hyrë në lojë Kosova”, tha Mehmeti.

 

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026