Me pistoletë dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 30-vjeçari
Policia e Lushnjës ka arrestuar një 30-vjeçar pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
30-vjeçari M.P u kap në flagrancë gjatë kontrolleve të Policisë teksa qarkullonte me sende të kundërligjshme në automjet.
Si rezultat i kontrolleve gjenden dhe sekuestrohen 1 pistoletë, 1 thikë dhe municion luftarak.
“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” në të cilin udhëtonte shtetasi M. P. Gjatë kontrollit në çantën e krahut të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 pistoletë, 1 krehër me 7 fishekë dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.
30-vjeçari, banues në Patos, ishte i dënuar më parë për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?
- 08:43 Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur
- 08:43 Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë
- 08:36 Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
- 08:35 Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
- 08:28 Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn