Ellen Page deklaron se është transgjinor dhe do të quhet Elliot
Aktori Ellen Page ka reaguar në rrjete sociale duke deklaruar se është transgjinor dhe duke thënë se tashmë emri i tij do të jetë Elliot.
Përveç kësaj deklarate ai ka ndryshuar edhe emrin në profilet e tij në rrjete sociale, të cilat tashmë mbajnë emrin “Elliot Page”.
Deklarata e tij në rrjete sociale niste duke bërë të ditur lajmin për të gjithë miqtë edhe njerëzit që ndjekin aktorin në fjalë i cili numëronte 3.7 milion ndjekës në Instgram.
“Më pëlqen që jam transgjinor,” – shkroi ai në Instagram dhe Twitter.
Page gjithashtu përdori postimin për të adresuar diskriminimin ndaj njerëzve transgjinor.
“E vërteta është, se pavarësisht se ndihem thellësisht i lumtur tani, dhe duke ditur sa privilegje kam, unë jam gjithashtu i frikësuar. Unë jam i frikësuar nga urrejtja, ‘shakatë’ dhe dhuna,” – tha Page.
“Për të qenë i qartë, unë nuk jam duke u munduar të prish një moment që është i gëzueshëm dhe për të cilin unë po festoj, por ama unë dua të adresoj pasqyrën e plotë të situatës. Statistikat janë marramendëse,” – shtoi ai.
Duke iu drejtuar komunitetit të transgjinorëve, Elliot Page tha që ai do të bënte gjithçka mundet për ta ndryshuar këtë botë për mirë.
Në shkurt të vitit 2014, aktori i mirënjohur Page kishte deklaruar se ishte homoseksual.
Ai iu drejtua audiencës së tij në Las Vegas ku u shpreh se ishte i lodhur duke u fshehur dhe mbi të gjitha ishte lodhur duke gënjyer.
Ndërkohë në vitin 2018 u martua me koreografen kanadeze Emma Portner.
— Elliot Page (@TheElliotPage) December 1, 2020
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur