Nënë e bijë shtatzënë në të njëjtën kohë, 47-vjeçarja ushqen me gji nipërit

8 Maj 2023 | 08:35

Duket e pazakontë por nënë e bijë kanë mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë.

Jane McNeice, sot 47 vjeçe, u bë gjyshe në të 30-at kur vajza e saj, Laura, tani 27 vjeçe, mbeti shtatzënë në moshën 15-vjeçare.

Por dinamika e familjes u bë edhe më e çuditshme kur Jane mbeti shtatzënë dy vjet pas vajzës së saj, duke e bërë djalin e saj dy vjet më të vogël se nipi. Oliver, tani 9 vjeç dhe mbesa e tij 11-vjeçare Evie, u rritën së bashku.

Çuditërisht, Jane dhe Laura e gjetën veten shtatzënë në të njëjtën kohë disa vite më vonë, duke mirëpritur në familje djalin e ardhshëm të Jane, Benin, dhe vajzën e Laurës, Bella – të dyja tani 7-vjeçare. Për shkak të diferencës së vogël në moshë, Jane përfundoi duke ushqyer me gji nipërit e saj, si dhe fëmijët e saj.

Janë e cila duket një gjyshe shumë moderne, tha për Agjencinë e Lajmeve Caters: “Unë mendoj se kjo është mjaft ekstreme dhe aspak e rehatshme për asnjë nga ne të dyja, por as për fëmijët nuk do të jetë kur ta kuptojnë…”

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024