Sot sondazhi final për Tiranën, Barometri publikon të dhënat për garën në kryeqytet
Sot në mbrëmje emisioni Barometri në Euronews Albania publikon sondazhin final për Bashkinë e Tiranës. Të dhënat janë mbledhur nga data 27 prill dhe deri në datën 4 maj.
Ndryshe nga 3 matjet e para për bashkinë më të madh në vend, ku kampioni në secilin prej tyre ka qenë 1000 të pyetur, në matjet që do publikohen sot në mbrëmje kampioni i qytetarëve të pyetur është më i madh.
1600 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre për garën në Tiranë dhe se për kë do të japin votën më 14 maj. Të intervistuarit janë nga zona urbane dhe rurale e bashkisë me të madhe në vend.
Në tre matjet e para të, në muajin shkurt, mars dhe prill, Barometri ka dhënë rezultate të detajuara për pëlqyeshmërinë e kandidatëve, vlerësimin për premtimet, si dhe prirjen se për kë mund të votojnë në zgjedhje.
Që nga matjet e para për zgjedhjet në Tiranë, opinioni i qytetarëve të pyetur ka pësuar ndryshim lidhur me popullaritetin e kandidatëve dhe pritshmërie e tyre për fituesin.
Rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga kompanisë MRB do të prezantohen në Barometrin politik të drejtuar nga Jonida Shehu, sot në orën 21:00.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje