Osimhen parakalon Weah, afrikani me më shumë gola në Serie A
Viktor Osimhen kryeson listën e golashënuesve të këtij sezoni në Serinë A italiane, ku ka shënuar 23 herë dhe asistuar në 4 raste për shokët e skuadrës.
Në përballjen me Fiorentinën, napolitanët tashmë të shpallur kampionë fituan minimalisht. Osimhen shpërdoroi një 11 metërsh në minutën e 48’, ndërsa korrigjoi gabimin e tij minutat në vijim, aty ku një tjetër penallti u shndërrua në gol prej tij.
Që prej kalimit tek Napoli, sulmuesi nga Nigeria regjistron 47 gola të shënuar dhe bëhet shënuesi më i mirë afrikan në kampionatin Italian. Osimhen ka lënë pas fituesin e Topit të Artë George Weah, liberianin i cili shënoi 46 gola me fanellën e Milanit në periudhën 95-2000. Një qëndrim afatgjatë në Itali i nigerianit mund të thellojë edhe më tej diferencën e golave, ndërsa ka disa oferta në drejtim të tij nga klube të mëdha evropiane.
Në kampionatin Italian mbeten edhe 4 ndeshje deri në përfundim, ku aktualisht është konfirmuar vetëm skuadra kampione, Napoli e cila ka siguruar dhe pjesëmarrjen në Evropë, disa skuadra luftojnë për një biletë në Champions.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)