Votimi elektronik në Elbasan, të moshuarit pa informacion për procesin

8 Maj 2023 | 15:43

Për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit qytetarët e qarkut të Elbasanit do të kenë mundësi që të përzgjedhin kandidatin që preferojnë përmes votimit elektronik.

“S’di nëna, jam 88 vjeç, do ta kem të vështirë. Do shkojë vota dëm. Se kam idenë cfarë janë ato aty,” – u shpreh një e moshuar.

“S’kemi votuar ndonjëherë më elektronike, por do mësojmë, do të na ndihmojnë,” – tha një zonjë.

Edhe pse kur pajiset e votimit u instaluan në Elbasan u premtua se do të qëndronin deri në javën e fundit të zgjedhjeve ka disa ditë që janë hequr. Disa qytetarë ende nuk e dinë që votimi do të jetë elektronik.

Problem mbeten zonat rurale, në të cilat ende nuk janë instaluar pajisjet elektronike që do të shërbejnë për të votuar. Rrjedhimisht votuesit nuk janë njohur me mënyrën se si do të votojnë. Në të gjithë qarkun e Elbasanit janë 224 qendra ku do te votohet dhe numërohet elektronikisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026