“Bodybuilding Natyral” në Gjirokastër, 20 sportistë nga jugu garuan në dy kategori
Në Gjirokastër është zhvilluar edicioni i 11-të, i Kampionatit Kombëtar të Bodybuilding Natyral. Pjesëmarrës në këtë event të veçantë ishin rreth 20 sportistë nga Gjirokastra, Memaliaj, Përmeti dhe Vlora.
Tashmë ky aktivitet me përmasa kombëtare ka krijuar traditën e organizimit në Gjirokastër duke gjallëruar jetën sportive në këtë qytet. Sportistët duke përfshirë edhe pjesëmarrëset femra, garuan në kategori të ndryshme për bodybuilding natyral dhe fitnes
“E nisa si një ëndërr për tu futur në palestër dhe tani kam 3 muaj. Dhashë maksimumin për të dalë në podium dhe për të marrë kampionin. U futa në body building Sepse e pashë që mund të kisha një potencial që mund ta vazhdoja këtë sport dhe ia arrta qëllimit për të qenë kampion për moshën time”,-tha një sportist.
“Duke provuar të gjitha sportet ky sport më tërhoqi më shumë dhe më pëlqeu. Stërvitem 1 orë e gjysmë apo dy orë, 5 herë në javë dhe mbaj gjithmonë rregjim ushqimor. Përveç këtij eventi që mora këtë diplomë shpresoj që të dal më mirë edhe në eventet e tjera që do të marr pjesë,”-tha një sportist tjetër.
“Sivjet pati një pjesëmarrje më të lartë se vitet e tjera dhe kjo ishte gjëja më e mirë që ky sport vazhdon dita-ditës që të shtohet më shumë, të zgjerohet në të gjitha grupmoshat . Ka nisur me grupmoshat që 16 vjeç deri në masën +40 që do të thotë një gjithëpërfshirës moshash nga më të vegjlit deri tek moshat më të mëdhaja”,-tha Enkel Hado, anëtar jurie.
“Mendoj se është mundësia më e mirë për të shprehur gjithë punën e kujtdo sportisti që është duke u marrë gjatë gjithë kohës me këtë lloj sporti. Aktivitete të tilla të nxitin të punosh më fort por nga ana tjetër të shfaqësh edhe atë çfarë individi ka arritur, çdo sportist arrin me punën e tij. Përsa i përket nxitjes së pjesëmarrjes së femrave do të doja shumë që të kishte më shumë pjesëmarrje. Është dhurata më e mirë që mund ti bëjë çdo individ vetes së vet, të merren me një lloj sporti,”-tha sportistja Oriela Trako.
E veçanta e sportit të bodybuilding natyral është se garuesit nuk përdorin substanca artificiale për formin e një trupi të bukur por bazohen vetëm mbi stërvitjen në mënyrë natyrale të organizmit dhe muskujve.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti