Rama bën bilancin e rindërtimit në Kurbin: 160 apartamentet e para përfundojnë brenda marsit
Kryeminitri Edi Rama përmes një porstimi në faqen e tij në Facebok ka bërë një bilanc të procesit të rindërtimit pas tërmetit në zonën e Kurbinit, një nga më të goditurat prej lëkundjeve të 2 nëntorit të vitit të shkuar.
Kreu i qeverisë shprehet se 160 apartamentet e para, nga 524 të premtuara për t’u ndërtuar nga qeveria turke përfundojnë brenda marsit, pjesë tjetër në qershor.
“Janë angazhuar 8 kompani shqiptare, krahas kompanisë turke që po vijon punimet në kantierin 1 të lagjes së re, me 524 apartamente, nga të cilat 160 të parat do të përfundojnë brenda muajit mars 2021 dhe pjesa tjetër në qershor 2021, plus 375 vende parkimi, 1 qendër tregtare dhe 37 njësi shërbimi”, shkruan vec të tjerash z. Rama.
Kryeministri shpjegon më tej se së shpejti do të nisin 211 banesa individuale, 180 pallate fillojnë nga puna meremetuese për 1500 familje, përfundon 1 shkollë brenda vitit 2020 me fondet e qeverisë shqiptare dhe nisin së shpejti edhe 9 objekte arsimore nga të cilat 2 të financuara nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër me fondet e donatorëve.
Gjithashtu, sipas kreut të qeverisë do të rindërtohen nga e para spitali dhe godina e bashkisë.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni