Luarasi: Opozita e filloi fushatën shumë vonë, PS më e organizuar

8 Maj 2023 | 22:16

Pedagogia Iris Luarasi tha për “Barometri” në Euronews Albania se opozita e filloi fushatën shumë vonë.

Sipas saj Partia Socialiste ka qenë më e organizuar, me deputetë të ndarë në të gjithë qarqet dhe që lobojnë për kandidatët që janë kryetarët e bashkisë.

“Ndërkohë, në Partinë Demokratike, përveç ndarjes që është diçka që e dimë që ka dëmtuar pjesën e të djathtës kemi pasur dhe elementë të tipit që u realizuan primaret, shumë kohë më përpara dhe në fakt logjika politike do të ishte që primaret zhvillohen në mënyrë që ti të fuqizosh sa më shumë kandidatët, t’iu bësh sa më shumë PR dhe t’i nxjerrësh sa më shumë në arenën politike.

Në fakt te koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, kjo nuk ishte absolutisht, ndërsa te partia e Alibeajt as nuk ekzistonte, por po flasim për partinë e zotit Berisha dhe ‘Bashkë Fitojmë’. Edhe pse në primare kishin dalë kandidaturat ne e dimë shumë mirë që për shumë kohë një pjesë e mirë e opinionit publik në Tiranë kur vinte fjala te Këlliçi, 27% e opinionit publik nuk e dinte se çfarë përfaqësonte,” – u shpreh Luarasi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025