Vlerësimi për Berishën, Mazniku: Më negativ se mendimi për gjithë partinë

8 Maj 2023 | 22:47

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku tha për “Barometri” në Euronews Albania se vlerësimi negativ për Sali Berishën si individ është edhe më negativ se ai për partinë.

“Edhe pse ka njerëz që nuk kanë mendim pozitiv për kryeministrin, po të bësh bashkë njerëzit që kanë mendim pozitiv për zotin Berisha dhe zotin Meta nuk i bëjnë 44%. Nëse në njërin krah ka 52% të njerëzve që kanë një opinion të mirë për kryeministrin dhe liderin e Partisë Socialiste, ndërkohë që në krahun tjetër përqindja e njerëzve që kanë një opinion negativ është shumë herë më e madhe sesa njerëzit që kanë opinion pozitiv për Partinë Socialiste, do të thotë që negativiteti për liderin e opozitës shkon përtej linjës politike tipike,” – u shpreh Mazniku.

Sipas tij nuk është rasti kur mund të thuhet se socialistët kanë një mendim të mirë për liderin dhe të keq për kundërshtarin dhe anasjelltas. Ai theksoi se për secilin prej njerëzve që përfaqësojnë opozitën ka një mendim negativ i cili është më i madh në numra se sa ato që do të kishin vetëm ata që mbështesin të majtën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025