Këtë të martë jepej pretenca, shtyhet gjyqi ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

9 Maj 2023 | 14:21

Gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu është shtyrë për në datën 24 maj ora 12:00.

SPAK pritej të jepte këtë të martë pretencën për ish-ministrin.

Të pranishëm në sallë ishin prokurorët e SPAK Klodian Braho dhe Arben Kraja, ndërkohë që mungonin avokatët e Mediut, Henkrik Ligori dhe Ardian Visha.

Gjykata nuk u shpreh nëse familjarët do jenë pjesë e procesit.

Shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore është bërë kërkesa e dy avokatëve të Mediut.

Kujtojmë se Fatmir Mejdiu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme në cilësinë e sih-ministrit të Mbrojtjes për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Mediu i ka mohuar akuzat në gjykatë dhe ka deklaruar se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar vetëm VKM-të e dala për demontimin e armëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026