‘Venecia’, Ivi Kaso: U ritheksua se ndryshimet kushtetuese janë të nxituara, shuplakë për maxhorancën
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi në Euronews Albania se opinioni paraprak i ‘Venecias’ ishte një shuplakë për maxhorancën. Ai theksoi se maxhoranca vë në plan të parë interesat e saj dhe kalkulimet politike, me qëllimin e vetëm për të mbajtur pushtetin.
“Raporti paraprak i Venecias mund të shihet në dy këndvështrime, në njërën anë është një lajm i mirë për Shqipërinë, sepse është një vështrim tejet kritik mbi ndryshimet e fundit, qofshin këto ndryshimet kushtetuese apo amendamentet e Kodit Zgjedhor. Por, një shuplakë ndaj klasës politike në përgjithësi, e cila me arrogancë dhe kalkulim tejet elektoral, vë interesin e saj dhe kalkulimet e ngushta politike për mbijetesë politike të maxhorancës në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama, mbi fatet e Shqipërisë dhe proceset integruese, që për ne janë vitale. Kur them për ne, e gjithë shoqëria që sytë i kanë drejtuar nga Europa për disa dekada”, tha Ivi Kaso.
Sipas Kasos, “Venecia” ritheksoi qëndrimet e opozitës se ndryshimi i formulës së shpërndarjes së mandateve është një veprim tejet i nxituar.
“Momentet më të rëndësishme të raportit, të cilat janë nënvizuar në daljet publike qoftë edhe përfaqësuesve të medias, kanë të bëjnë me faktin që Venecia rithekson edhe njëherë atë që ne kemi thënë prej kohësh, që ndryshimet kushtetuese dhe reflektimet në Kodin Zgjedhor, sa i përket ndryshimit të formulës së shpërndarjes së mandateve, pra heqjes së koalicioneve parazgjedhore, ka qenë tejet të nxituara dhe kanë qenë të pajustifikuara nga nevoja. Prandaj Venecias mban qëndrim kritik ndaj maxhoranës. Prandaj duhet zbërthyer me kujdes raporti dhe janë një këmbanë e fortë alarmi”, tha Kaso.
Ai nënvizoi më tej se tashmë është koha që klasa politike të dialogojë në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen në një klimë normale.
“E thotë edhe Venecia që koha është jashtëzakonisht e shkurtër, sigurisht në një moment tjetër rekomandimet ndoshta do të kishin qenë edhe të ndryshme. Koha është tejet e ngushtë, prandaj klasa politike duhet të përqendrohet në instaurimin e një dialogu politik, në instaurimin e një klime politike, të arsyeshme, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mban në një klimë normale”, tha ai.
Sa i përket kandidimit të kryetarit të partisë në më shumë se një zonë, Kaso theksoi se kjo është karamele elektorale që Rama ua dha partive të vogla politike.
“Është një karamele elektorale që Rama ua ka dhënë subjekteve të vogla ose partive të reja, që me investimin e tij dhe maxhorancës në pushtet po krijohen përditë, për të marrë votat e nevojshme për të kaluar paketën e ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh ai.
Lexoni gjithashtu:
Komisioni i Venecias: U nxitua në ekstrem për të ndryshuar Kushtetutën
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut