Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha? Kush do jetë në përurimin e rrugës “Ismail Qemali”…
Emërtimi i rrugës në Staten Island, Neë York, për nder të Ismail Qemalit do të jetë një moment i paharrueshëm për komunitetin shqiptar.
Kjo ceremoni do të bëjë bashkë qindra e mijëra shqiptarë nga e gjithë Shqipëria dhe trojet e tjera shqiptare. Qyteti i New York-ut ka vendosur të nderojë një nga heronjtë e shquar të Shqipërisë duke i vënë emrin e tij një rruge.
Naser Nika, kryetar i shoqatës shqiptaro-amerikane tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se po lobon që në ceremoni të jenë të pranishme edhe yjet e muzikës shqiptare si Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha.
Ai u shpreh se ka biseduar me stilistin e njohur Fadil Berisha i cili i ka premtuar se do të bëjë të mundur pjesëmarrjen e tyre.
“Fadil Berishën e kam shok dhe përmes tij i kam kërkuar që të ftojë këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha. Unë i kam thënë se nëse ka një njëri që mund t’i ftojë ai është Fadil Berisha dhe e kam lënë në dorë të tij. Ajo do të ishte një gjë shumë e bukur, por ndoshta mundësitë më të mëdha për të marrë pjesë i ka Bebe Rexha duke qenë se jeton këtu. Fadili më ka thënë që do të bëjë maksimumin”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta