Eurodeputetët thirrje pesëshes së BE-së: Njihni Kosovën!
Gjatë seancës së Parlamentit Evropian ku u diskutua për raportin për Kosovën për vitin 2022, disa eurodeputetë i kanë bërë thirrje pesë vendeve mosnjohëse të Bashkimit Evropian që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Sipas tyre, Spanja, Qipro, Rumania, Greqia dhe Sllovakia duke refuzuar njohjen për arsye të brendshme po e inkurajojnë Serbinë në përpjekjet për destabilizim si dhe një konflikt të mundshëm në rajon, shkruan KosovaPress.
Deputeti austriak Thomas Waitz u ndal edhe te marrëveshjet e fundit që janë refuzuar të nënshkruhen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Ai deklaroi se një marrëveshje e panënshkruar është një marrëveshje e pasuksesshme.
“Kosova është shtet i pavarur prej më shumë se 10 vitesh. Refuzimi juaj për të njohur bazohet vetëm në çështjet e brendshme. Kështu që unë ju bëj qartë thirrje që të mos e mbani bllokimin tuaj, ju vetëm po e inkurajoni Serbinë dhe rrjedhën e saj të konfliktit. Dhe nëse kjo nuk është ajo që dëshironi, më në fund njiheni Kosovën si shtet të pavarur që është”, deklaroi ai.
Deputeti spanjoll me prejardhje nga Katalonia, Carles Puigdemont, deklaroi se Spanja nuk e njeh Kosovën jo për arsye që lidhen me vet shtetin kosovar por për shkak të Katalonisë. Sipas tij, më e vështirë do të bëhet kur Spanja të marr drejtimin e Këshillit të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor