Qeveria propozon ristrukturimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit

3 Dhjetor 2020 | 15:25

Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim një projekt-ligj, i cili parashikon riorganizimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit.

Projekt-ligji parashikon ristrukturimin në një agjenci të re që do të quhet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila do të jetë nën varësinë e drejtpërdrejtë të ministrit.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore […]  ka si mision mbikëqyrjen e pavarur, objektive dhe transparente të punonjësve të policisë, strukturave ruajtëse të personaliteteve shtetërore dhe personelit të Akademisë së Sigurisë,” – thuhet në projekt-ligj.

Sipas qeverisë përmes këtij projekt-ligji do të sigurohet organizimi më i mirë i shërbimit të kontrollit dhe ankesave ndaj policisë.

Projekt-ligji ka të mirë-përcaktuar marrëdhëniet e Agjencisë me ministrin e Brendshëm.

Agjencia thuhet shprehimisht se nuk e informon ministrin për hetimet, identitetin apo informacionet e përftuar nga personat e penduar, apo bashkëpunëtorëve të drejtësisë, por vetëm “për ecurinë e hetimeve”.

Ministria thotë se me krijimin e kësaj agjencie, puna do të orientohet më shumë drejt “informacionit cilësor” dhe “veprimet pro-aktive me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprimtarisë korruptive dhe asaj të kundërligjshme në strukturat e policisë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026