“Do shkulin varrezat të bëjnë pallate”| Klosi: Vetëm Berisha mund t’i mendojë këto
Blendi Klosi ishte këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania ku u është përgjigjur disa akuzave të bëra më herët nga deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa sipas së cilës Partia Socialiste ka dërguar në Sarandë bandat e Beratit.
Klosi tha se tha se akuzat janë të pavërteta dhe ka shtuar se Ina Zhupa dhe Sali Berisha po akuzojnë edhe se kandidati socialist në Sarandë do të ndërtojë pallate mbi varrezat aktuale, gjë sipas tij është një çmenduri që vetëm Berisha mund ta mendojë.
“Është çmenduri! Një nga akuzat që bëjnë është se kandidati që garon për Sarandën do shkuli varrezat dhe do ndërtojë aty palllate. Kjo është një çmenduri! Bashkia e ka deklaruar nuk ka asnjë, por zero, zero të vërtetë lidhur me këtë gjë.
Vetëm mendja e Sali Berishës, që e thotë Ina Zhupa, se nuk mendoj se është mendimi i saj, mund ta çoj në mendje se mund të shkulen varrezat dhe mbi to të mbillen pallatet.
Tani flet Ina Zhupa dhe Sali Berisha, dy njerëz që kanë konflikt të pastër interesi me tokat e grabitura në Ksamil dhe në Sarandë, dy njerëz që të afërmit e tyre kanë tjetërsuar pronat e komunitetit bektashinj në zonën tonë dhe janë sot në SPAK dhe sot flasin për tjetërsim pronash”,-tha sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit