Shtohen problemet e Barcelonës, klubi katalanas gjobitet me shumën e majme

11 Maj 2023 | 15:04

Skuadra e Barcelonës po kalon një moment tejet të vështirë, jo vetëm në aspektin sportive, por edhe më gjerë. Pas dështimit në kupat e Evropës dhe kupën e mbretit në Spanjë, blaugranët po hasin një sërë problemesh dhe me drejtësinë.

Barcelona është gjobitur me 15.7 mln euro, pas një hetimi të nisur në vitin 2019, ku janë konfirmuar parregullsi në pagesat e bëra. Sipas asaj që mediat spanjolle raportojnë parregullsi ka pasur dhe në transferimin e makinave të markës sponsor, Audi, mosdeklarim të fluturimeve me carter dhe llogaritje të gabuara të kompensimeve për futbollistët Arda Turan dhe Alex Song.

Shkeljet në fjalë janë kryer përgjatë vitit 2015, ndërsa autoriteteve të drejtësisë në Spanjë iu deshën 4 vite për të nxjerrë përfundimet. Kujtojmë se Barcelona është nën hetim dhe për çështjen negreira. Klubi spanjoll kishte bërë pagesa në milionë euro drejt një kompanie të një që lidhej me një zyrtar të arbitrimit atje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026