Zhvillime befasuese në Turqi, tërhiqet nga gara një prej kandidatëve për president

11 Maj 2023 | 17:06

Muharrem Ince, një nga katër kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Turqi, është tërhequr nga gara, tre ditë përpara se njerëzit t’i drejtohen kutive të votimit.

Ince kishte qenë nën presion gjatë fushatës nga akuzat për ndarjen e votave të opozitës, kur gara me presidentin Erdogan është tepër e ngushtë.

“Po e tërheq kandidaturën time”, u tha ai gazetarëve.

Një nga arsyet e dhëna prej Ince për tërheqjen nga gara ishte publikimi i një fotografie nudo, ku pretendohej se ai shfaqej në shtrat me një grua.

Ai u ankua se për 45 ditë ndaj karakterit të tij ishte shpifur dhe se autoritetet turke nuk kishin arritur t’i mbronin reputacionin.

“Fatura të rreme, video të rreme, foto… ata morën një video nga një uebsajt izraelit pornografik dhe shtuan fytyrën time atje. Fatkeqësisht, disa njerëz në Turqi i ndanë ato për hir të të qënit në të ashtuquajturën opozitë”, tha ai.

Por ai theksoi gjithashtu se nuk dëshiron të fajësohet nga aleanca e partive opozitare nëse humbin votën presidenciale.

Vendimi i tërheqjes së Ince tre ditë përpara zgjedhjeve rrit mundësitë rivalit më të madh të Presidentit Erdogan, Kemal Kilicdaroglu, që të dalë fitues në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shakira dhe Burna Boy hapin Kupën e Botës 2026 në Mexico City me “Dai Dai”

Yjet e muzikës botërore, Shakira dhe Burna Boy, do të interpretojnë këngën “Dai Dai”, kënga zyrtare e Kupës së Botës FIFA 2026, për herë të...
14:45 | 05/06/2026

Paralajmërimi i Iranit: Bazat amerikane të përfshira në sulme janë objektiva legjitime

Teherani ka thënë se bazat amerikane të përdorura për agresion kundër vendit janë “objektiva legjitime”. Në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror i Republikës Islamike...
13:45 | 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për mbi 2,000 të dënuar

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, miratoi të premten një kërkesë nga kreu i gjyqësorit për të falur, ulur ose ndryshuar dënimet e më...
13:23 | 05/06/2026