“SHBA grusht shteti në Turqi”|  Gazetari komenton deklaratat nga Ankaraja zyrtare

11 Maj 2023 | 10:51

Të dielën në 14 maj në Turqi mbahen Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Këto zgjedhje janë cilësuar vendimtare, ato mund të bëjnë që qëndrimi në pushtet i presidentit Recep Tayyip Erdogan të hyjë në dekadën e tretë, apo shteti të vendoset në një drejtim të ri.

Kemal Kilicdaroglu, lideri i koalicionit opozitar është kandidati kryesor që synon të mposhtë Erdoganin, që ka qëndruar për 20 vjet në pushtet.

Sondazhet i kanë dhënë kandidatit opozitar një përparësi të lehtë. Gara do të jetë e ngushtë dhe me shumë mundësi fituesi do  të vendoset në rundin e balotazhit, të caktuar më 28 maj.

Ministri turk i Mbrojtjes ka deklaruar se SHBA synon të bëjë grusht shteti në Turqi pas 14 majit.

Leonard Sefer,i gazetar që ka studiuar në Turqi, tha në një intervistë për Euronews Albania se këto deklarata janë retorika të fushatës zgjedhore ,nga të cilat njerëzit nuk ndikohen.

Ai u shpreh në prag të zgjedhjeve mund të sillet si referencë edhe grushti i shtetit i vitit 2016, dhe kjo sipas tij vetëm më kuadër të propagandës populiste.

“Këto janë retorika të fushatës zgjedhore, njerëzit nuk ndikohen nga kjo. Mund ta përdorin grushtin e shtetit të 2016 si referencë, janë deklarata populiste. Nëse më pyet mua, mendoj se në 2016 tentativa për grusht shteti ishte reale, por burimet e informacionit janë të kufizuara. Turqia është shtet ushtarak dhe asnjë informacion nuk rrjedh nëse nuk duan vetë ta nxjerrin”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026