Veliaj thirrje për të votuar këshillin bashkiak: Pas pak orësh hapim piramidën
Erion Veliaj mbajti fjalën e tij në eventin përmbyllës të fushatës në Parkun Olimpik në Tiranë. Kryebashkiaku bëri thirrje për të votuar këshillin bashkiak, që e konsideroi process edhe më të rëndësishëm se vota për kryetarin.
Ai theksoi se vetëm në këtë mënyrë do të mund të përfundojnë të gjitha premtimet e dhëna dhe punët e nisura.
“Para pak ditësh mbajtëm premtimin për zonat rurale, hapëm tregun agro-ushqimor të Tiranës për t’u siguruar që nuk ka një monopol mbi frutat dhe perimet. Ajo votë është në këshillin bashkiak. Sot pas pak orësh do të hapim piramidën e Tiranës si epiqendra digjitale teknologjike që çunat dhe gocat tanë të mësojnë punët e të ardhmes, që çunat dhe gocat tanë të mësojnë digjitalizimin, që çunat dhe gocat tanë të jenë avantgard në Ballkan për dijet e asaj që do të jetë ekonomia e të ardhmes.
Sot jemi gati të shpallim fituesin për pallatin e ri të konventave në Bulevardin e Ri, për Polin e Drejtësisë, për Prokurorinë e Përgjithshme, për Gjykatën e Lartë, për muzeun e artit modern dhe për bashkinë e re, për t’i dhënë Bulevardit të Ri, të jetë shtylla kurrizore e Tiranës që shkon vetëm përpara,” – u shpreh Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha