Veliaj: PS është si familje, nuk është vonë të kthehesh në drejtimin e duhur!
Nga kompleksi i ri sportiv “Partizani”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, u takua me banorët e Tufinës, Freskut, Dajtit, Zall-Herrit, Shëngjergjit e Zall Bastarit. Veliaj e cilësoi si model fushatën për zgjedhjet e 14 majit në kryeqytet.
“Ky ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm! Por, ne nuk jemi bashkë vetëm për fushatë. Kemi qenë këtu edhe kur s’ka pasur fushatë. Sa e kishim fituar betejën e fundit kur ra tërmeti dhe treguam që s’ishim nga ata që duken një herë në 4 vjet. Jemi forca politike që quhet Partia Socialiste, edhe kur ka shi, edhe kur ka diell, edhe kur ka tërmet, edhe kur ka pandemi, edhe kur jemi shëndoshë e mirë sepse një familje është gjithmonë bashkë dhe kjo është familja jonë,” – u shpreh ai.
Këtë herë Veliaj zgjodhi të falënderojë të gjithët ata që i janë bashkuar në këtë fushatë Partisë Socialiste.
“Kur po vija këtu takova një vajzë, e cila më tha: ‘Kjo është hera e parë që vij në një miting të Partisë Socialiste, kam qenë gjithmonë djathtas’. Por, asnjëherë nuk është vonë të ecësh përpara. Asnjëherë nuk është vonë që të shkosh në drejtimin e duhur dhe asnjëherë nuk është vonë të bashkohesh me familjen më patriotike, me familjen më të madhe, por edhe me familjen më fitimtare politike, që është Partia Socialiste e Shqipërisë,” – tregoi Veliaj.
Duke e paralelizuar garën zgjedhore me një ndeshje basketbolli, Veliaj kërkoi votëbesimin për të qenë PS skuadra fituese.
“Javën e kaluar patëm dy kupa. Ishte ekipi basketbollit i gocave të Partizanit, që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, që solli kupën e gocave dhe ishte ekipi i basketbollit të çunave të Tironës që solli kupën e meshkujve. Në një ndeshje ka gjithmonë një mundësi për ta bërë rezultatin përsëri. Ndeshja jonë ndodh një herë në 4 vjet, është si Kupa e Botës, si Kupa e Europës. Është e nevojshme fitorja se nuk e rikuperojmë dot pas dy, apo tre javësh. Kemi një shans në 4 vjet për ta çuar Tiranën përpara,” – u shpreh Veliaj.
Një mandat tjetër për socialistët sipas kryebashkiakut përkthehet në vijimin e investimeve për Tiranën.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë