Këlliçi: Llogarinë e kam me qytetarët, artistët e Veliajt s’më interesojnë

10 Maj 2023 | 23:07

Kandidati për kryebashkiak i Tiranës, Belind Këlliçi tha në “Now me Erla Mëhillin” se nuk ka asnjë interes të marrë mbështetje nga artistët siç ka bërë Veliaj, aq më tepër kur këta as nuk jetojnë në kryeqytet.

Sipas tij, marrëdhënia më e rëndësishme është me qytetarët e thjeshtë dhe Këlliçi deklaroi se vetëm atyre iu jep llogari.

“Nuk më intereson asnjë nga këngëtarët apo artistët që nuk jetojnë fare në Shqipëri dhe që dalin dhe flasin për kushtet e Tiranës, asnjë artist/e që nuk ka lidhje fare me jetën e përditshme të Tiranës. Pjesa më e madhe e atyre që kanë mbështetur kryebashkiakun as nuk jetojnë në Tiranë, por nuk hyj në emra personal. Nuk më interesojnë, mua më interesojnë qytetarët e thjeshtë.

VIP-at e mi Erla, janë të rinjtë dhe të rejat e Forumit Rinor, janë qytetarët që takoj çdo ditë, janë të rinjtë dhe të rejat e qytetit të Tiranës, janë ato që më replikojnë kur unë i lëfo çëmbra në TikTok, që flasin me mua, janë me mijëra të rinj që takoj çdo ditë në rrugë, janë qytetarë demokratë, simpatizantë, qytetarë të thjeshtë të Tiranës, unë me këto e kam llogarinë,” – u shpreh Këlliçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026