Opioidet sintetike, shkaktari kryesor i vdekjeve nga mbidoza në SHBA

11 Maj 2023 | 22:08

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se shkaku kryesor i vdekjeve nga mbidoza në Amerikë janë opioidet sintetike, kryesisht fentanili, i cili mund të jetë deri në 50 herë më i fortë se heroina.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit thotë se fentanili i paligjshëm prodhohet me çmim të ulët nga kimikatet që vijnë kryesisht nga Kina, trafikohen përmes Meksikës dhe më pas kontrabandohen në Shtetet e Bashkuara.

Fentanili është një ilaç i miratuar për trajtimin e dhimbjeve të forta.Fentanili i paligjshëm shpesh përzihet me heroinë ose kokainë ose përdoret në pilula të falsifikuara.

Agjenti amerikan kundër drogave Jacob Galvan thotë se testet laboratorike zbulojnë doza potencialisht vdekjeprurëse të fentanilit në gjashtë nga 10 pilulat false.

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore thotë se më shumë se 90% e njerëzve 12 vjeç e lart me një çrregullim të abuzimit me substancat nuk marrin asnjë trajtim.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026