Ambasadori i SHBA-ve në OSBE: Do t’i ndjekim me kujdes zgjedhjet në Mal të Zi
Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Michael Carpenter tha se vëzhguesit e tyre do t’i “ndjekin me shumë kujdes” zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi, për shkak të ndërhyrjeve të jashtme të mundshme.
“Ne do t’i kushtojmë vëmendje, për të parë nëse Rusia ose aktorë të tjerë ushtrojnë ndikim në Mal të Zi. Vërej se ekziston një model i ushtrimit të ndikimit malinj rus në të kaluarën, duke përfshirë edhe vitin 2016”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Në zgjedhjet parlamentare të tetorit 2016 u shënuan një tentim për “grusht shteti”.
Carpenter tha se ka pasur “prova të fuqishme dhe të besueshme të një komploti, i cili për fat u zbulua dhe u parandalua”.
Një proces i ri gjykimi ndaj të akuzuarve është në zhvillim e sipër në Gjykatën e Lartë në Podgoricë.
Procesi i ri gjyqësor është pasojë e anulimit të vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Lartë, me të cilin dy rusë, disa shtetas serbë dhe drejtuesit e Frontit Demokratik pro-rus (DF) në Mal të Zi u dënuan me disa vite burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta