Arrestohet kandidati i “Bashkë fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri

12 Maj 2023 | 07:15

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri është arrestuar nga policia pas mesnatës së djeshme.

Beleri dyshohet se akuzohet për blerje votash. Ai ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua në polici me forcë.

Fredi Belerin e kanë shoqëruar efektivë të policisë së Vlorës në drejtim të komisariatit të Himarës, më pas ai u transferua në komisariatin e Vlorës. Simpatizantë të shumtë u mblodhën në përkrahje të tij para komisariatit të Himarës.

Bashke me Belerin janë shoqëruar dhe dy persona të tjerë. Njëri prej personave që bën pjesë në shtabin e Fredi Belerit i shoqëruar ishte me probleme në zemër, dhe disa orë pas shoqërimi i tij në polici është thirrur ambulanca që e ka çuar drejt spitalit pasi ka shfaqur probleme.

Pas tre orësh nga shoqërimi është liruar avokati i Fredi Belerit si dhe njeri prej të shoqëruarve. Gjithashtu, prej orësh vijon të mbetet në qeli kandidati Beleri.

Mbrëmjen e djeshme  kryeministri Edi Rama e ka akuzuar Fredi Belerin për tentativa për manipulim të votave dhe se ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj.

Rama foli edhe me emra kur tha se 2 personat që po kërcënojnë emigrantët se do iu grisin letrat greke janë Napolon Çakalli dhe Spiro Koka, të cilët i paralajmëroi se do merret personalisht me ta.

Reagimet e ashpra për Fredi Belerin kanë ardhur nga shumë krah politikë dhe jo vetëm pasi në një deklaratë të tijën për mediat greke tha se do të helenizojë Himarën në rast se do të zgjidhet në krye të bashkisë më 14 maj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026