Arrestimi i Belerit dhe dita e zgjedhjeve, Meta flet pas takimit me Berishën

12 Maj 2023 | 13:53

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbajtur një deklaratë për media në përfundim të takimit me ish-kryeministrin Berisha në selinë e Partisë Demokratike.

Akuzat për blerje votash ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, Meta i cilësoi sit ë inskenuara. Kreu i PL theksoi se ka qenë kryeministri Rama ai i cili ka realizuar inskenimin që çoi në pranga kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Himarën.

Gjithashtu Meta ftoi strukturat e Partisë së Lirisë që të dyfishojnë përpjekjet që kandidatët e koalicionit opozitar të dali sa më mirë në zgjedhje

“Ka një javë që inskenon një ngajrje kriminale pasi është i tmerruar nga vota e lirë. I bëj thirrje të gjitha strukturave tona, kudo që janë në Himarë por dhe në qarkun e Vlorës të dyfishojnë përpjekjet e tyre, të mbrojnë pronat e tyre, pasi Rama e do Himarën dhe Sarandën, ku ka çuar dikë që s’ka lidhje me qytetin, për të lubrifikuar më tej gjithë atë pastrim parash që ai ka marrë mbi supe të bëjë”, tha Meta.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026