Arrestimi i Belerit jehonë në Greqi, si u pasqyrua lajmi në mediat fqinje

12 Maj 2023 | 12:44

Arrestimi i Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ka bërë jehonë edhe në mediat greke.

E përditshmja, Kathimerini në Greqi, shkuan se kandidati i minoritetit grek në Himarë, është arrestuar me akuzën e blerjës së votës, duke pasqyruar edhe reagimet e Omonias dhe PBDNJ-së së Vangjes Dules, të cilët e kanë cilësuar një sulm të paprecendent.

Ndërsa gazeta Protothema, shkruan se ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka komunikuar personalisht me kryeministrin Edi Rama sa i takon arrestimit të Belerit, pasi ka vënë në dijeni për rastin edhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Protothema ka pasyruar edhe reagimet e ashpra të kryeministrit Edi Rama ndaj kanddiatit të koalicionit Bashkë fitojmë, për deklaratat e këtij të fundit lidhur me helenizimin e Himarës.

Reagime ka patur edhe partia e SYRIZA-s në Greqi.  Kreu i departamentit të jashtëm Giorgios Katrougalos, ka kërkuar reagim të menjëhershëm për rastin. Përmes një postimi në Tëitter e ka cilësuar  arrestimin e Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve lokale si një situatë që krijon shqetësim dhe pikëpyetje serioze

“Mbështetja e pakicës kombëtare greke në kohë të vështira duhet të jetë praktike. Nuk mjaftojnë festat” ka shkruar Katrougalos.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026