U arrestua për Pazar votash, GJKKO lë në arrest shtëpie Kristo Agalliu
Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Kristo Agalliun, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Ndërsa Agron Duraj që po fliste në telefon me Agalliun është proceduar në gjendje të lirë.
Për Agalliun SPAK kërkoi arrest me burg, por mesa duket kërkesa nuk është pranuar nga GJKKO.
52 vjeç, banues në Tiranë u vu në pranga më 10 maj dhe Agron Duraj, 61 vjeç, u vu nën hetim pas publikimit të një videoje ku komunikonin për shit-blerje votash.
Euronews Albania siguroi videon ku shihet 61-vjeçari Duraj teksa komunikon në telefon me shtetasin Kristo Agalliu.
“100 mijë lekë është turp. Ja marrim por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, ç’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit”, dëgjohet teksa thotë Duraj.
LEXONI GJITHASHTU:
- “100 mijë lekë, plus 50 naftë, pazari i fundit”- Del video e shit-blerjes së votave
- FOTO/ Urbani përplaset me kamionin, detaje nga aksidenti në Maliq
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë