Qytetarët shqiptarë të dyzuar për vaksinën kundër Covid-19
Nisja e vaksinimit kundër Covid-19 në disa vende si Britania dhe Rusia e afron mundësinë e ardhjes së vaksinës edhe në vende të tjera të Europës. Përpos frikës ndaj coronavirus, një pjesë e qytetarëve të pyetur nga Euronews Albania thonë se nuk do e kryejnë këtë vaksinë.
Mendimet e disa qytetarëve për vaksinën kundër Covid-19:
“Nuk e di, më është fiksuar që jo nuk e di pse.”
“Nuk e kam menduar akoma, me dy mendje e kam. Po nuk e di, nuk ndjehem e sigurt.”
“Nuk diskutohet nuk do ta bëjmë fare, po kush ka besim se çfarë vaksine është.”
“Kemi frikë, duhet të eksperimentojnë një herë politikanët, po shpëtuan ata ta bëjmë dhe ne.”
Megjithatë ka edhe nga ata qytetarë të cilët nuk e vendosin në diskutim bërjen e vaksinës.
“Sigurisht, ne atë po presim.”
“Po, pse të rrimë me frikë, mirë është që ta bëjmë.”
“Patjetër do ta bëj se duhet bërë, se na kap virusi.”
Deri më tani Shqipëria ka paguar 3.9 milionë dollarë si formë parapagimi për vaksinën anti-Covid-19, tek aleanca COVAX për të vaksinuar rreth 20% të popullsisë.
Lexoni gjithashtu:
Nga 6 dhjetori nisin testet e shpejta për COVID-19, gati 100 mijë kite
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve