Kamzë e Lushnjë| Qytetarët shkojnë për të votuar dhe largohen, nuk punojnë pajisjet

14 Maj 2023 | 07:32

Në Pallatin e Kulturës në Bashkinë Kamzë, nuk ka nisur ende votimi elektronik për shkak se nuk po bëhet dot konfigurimi i pajisjeve elektronike.

Edhe pse 30 minuta kanë kaluar nga hapja e procesit, qytetarëve nuk iu është dhënë mundësia të ushtrojnë të drejtën e tyre.

Edhe në qendrën e votimit në shkollën “Ibrahim Rugova” ende nuk ka nisur procesi.

Ndërkohë në Lushnjë ka pasur probleme me pajisjen e identifikimit të kartave të identitetit.

Në disa qendra votimi, pajisja u rregullua që në momentet e para duke vijuar normalisht me procesin, ndërsa në disa të tjera vijon problemi.

Në të dyja rastet, edhe në Kamzë, edhe në Lushnjë, në qendrat e votimit ku ka pasur probleme qytetarët kanë shkuar të votojnë dhe janë larguar për t’u kthyer në një moment të dytë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026