PS kërkesë KQZ-së: Vijoni votimin edhe pa pajisjen e identifikimit elektronik
Pajisja e identifikimit elektronik PEi ka pasur probleme nga momenti i hapjes së procesit të votimit në orën 7:00 e në vijim në shumë qendra.
Për këtë arsye sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Eridian Salianji i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të miratojë vijimin e votimit edhe pa pajisjen.
“Që prej asaj ore, ashtu si dhe ju jeni në dijeni, në të gjitha qarqet ku po zhvillohen votimet janë hasur problematika të shumta në funksionimin e pajisjes së identifikimit elektronik, e cila ka çuar në bllokimin e procesit të votimit në këto qendra votimi. Për sa më sipër, bazuar në Kodin Zgjedhor, kërkojmë nga ana juaj marrjen e masave të menjëhershme për vijimin e votimit në këto qendra votimi ku pajisja PEi nuk funksionon, duke urdhëruar fillimin e menjëhershëm të votimit,” – thuhej në kërkesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit