Shqipëria dhe Kosova do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në Strugë

5 Dhjetor 2020 | 09:34

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në Strugë.

Lajmi është dhënë nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ku është nënshkruar marrëveshja me Ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Sado simbolik të duket ky veprim, është megjithatë një dëshmi e prekshme, se zbatimi i projektit të shfrytëzimit të përbashkët të hapësirave të ambasadave a konsullatave mes Kosovës e Shqipërisë po vazhdon. Ky projekt duhet të vazhdojë me çdo kusht në çdo vend ku ka mundësi objektive”, u shpreh Cakaj në postim në Facebook. 

Nga ana tjetër, Cakaj theksoi se edhe marrëveshja e nënshkruar nga partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, për të vepruar si një forcë e vetme në Medvegjë mbart një rëndësi të veçantë.

Sipas tij, deri sa të ketë unitet e mobilizim të brendshëm, edhe angazhimi i dy qeverive kundër procesit të fshirjes së adresave do të bëhet më i fuqishëm.

“S’ka fjalë, ndërkaq, se ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për të shtuar mbështetjen politike dhe institucionale, veçanërisht për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë”, përfundoi ai. 

Lexoni gjithashtu:

Shqipëria dhe Kosova fond të përbashkët në mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026