Berisha nuk pranon rezultatin në Kamzë: Votimi digjital u manipulua
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me humbjen e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kamzës. Përmes një deklarate për media, Berisha theksoi se votimi elektronik në Kamëz është manipuluar, pasi koalicioni “Bashkë Fitojmë” në sondazhin e 27 shkurtit dilte 14 pikë përpara PS-së.
Ai shtoi se ka indicia që rezultati mund të jetë manipuluar dhe në bashkitë e Vorës dhe Elbasanit, ku PS fitoi gjithashtu dhe u aplikua votimi elektronik.
“Në Kamzë ishin 14% para Partisë Socialiste ndërkohë që manipulimi digjital e nxjerr PS-në 10 mijë vota përpara këtij koalicioni. Është një rezultat i gatuar në mënyrë digjitale dhe hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe. Shtoj këtu se Kamza është shtuar nga qeveria pa aprovimin e askujt dhe në kundërshtimin për të votuar në mënyrë digjitale. Rezultati i Kamzës, pasi u krahësua me rekordet elektorale dhe pollet janë kryekëput të manipuluara. Dmth kur them për Kamzën, atëherë problem digjital është totalisht në diskutim dhe dyshim të plotë. Kamza fakton çdo gjë, kemi patur të dhëna, kemi indicie të tjera në të cilat sistemi është venmdosr në kontrolle të dyfishta. Ajo që është reale është se në pollin e 27 shkurtit PD ka qenë bashkë me aleatin e vet 14 pikë përpara PS-së”, tha Berisha.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut