Surprizë në Tropojë, PS kryeson pas tre kutive të para
Teksa janë numëruar 3 kutitë e para në Bashkinë e Tropojë, Partia Socialiste kryeson me 60.70% të votave.
Kandidati i PS Rexhe Byberi ka siguruar 604 vota, ndërkohë që kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, ka siguruar 39.30% e votave. Në numra ai ka siguruar 391 vota në 3 kutitë e para.
Kujtojmë se në Kamzë, Vorë dhe Elbasan janë shpallur fituesit pas numërimit elektronik. PS ka mundur të sigurojë 60.65% të votive, PD ka siguruar 4.24% dhe koalicioni Bashkë Fitojmë ka siguruar 35.11%. Në Vorë, Blerim Shera i PS ka marrë 8125 vota, konkretisht 74.28%. Ndërsa Indrit Hoxha nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 2813 ose 25.72% të votave. Në Elbasan Gledian Llatja i PS ka fituar 55,03 për qind të votave, ndërkohë që kandidati i Bashkë Fitojmë Luçjano Boçi ka marrë 44,97 për qind të votave.

- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona