“Nuk po marr vesh”, nis me probleme numërimi në Dibër, denoncon Ismail Uka
Numërimi në KZAZ-në 19 në Dibër ka nisur me probleme rreth orës 1:30.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka tha se numërimi po nis akoma pa u vendosur vëzhguesit e tyre.
Ai u shpreh se në 3 grupe numërimi nuk ka asnjë numërues, vetëm vëzhgues. Ndërkohë në rreshtin e parë ai tha se ka vetëm vëzhgues të majtë.
Sipas Ukës, jo vetëm që nuk po mund të shohë në mënyrë transparente votat, por as nuk ka mundësi të vëzhgojë procesin.
“Unë s’po marr vesh se ku ka filluar numërimi. Kryetari i KZAZ-së më tha s’ka asnjë problem se e bëjmë ne numërimin e votave. Tani ne nuk jemi këtu vetëm për të bërë shikimin e votave, ne jemi këtu për të ndjekur rregullat proceduriale dhe për të respektuar vullnetin e atyre zgjedhësve,” – u shpreh Uka.
Për të ndjekur rezultatin në kohë reale klikoni këtu.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti