Festë me daulle në Tropojë, kreu lokal i PS: Fitore historike

15 Maj 2023 | 12:23

Kryetari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Tropojës Egzon Bashkurti, ka reaguar në lidhje me fitoren historike të PS-së në këtë bashki.

Bashkurti tha se kandidati Rexhë Byberi, fitoi falë punës së bërë në krye të bashkisë gjatë 4 viteve që ai ishte në pushtet.

Kreu lokal i PS shtoi se Tropoja zgjodhi këtë herë zhvillimin dhe jo kandidatët politikë.

“Tropoja këtë radhë ka zgjedhur të ecë përpara me zhvillimin dhe padyshim suksesi ishte me fitoren tonë historike me kandidatin tonë Rexhë Byberi. Një njeri që për 4 vite vendosi në radhë të parë punën në Tropojë. Me mbështetjen e qeverisë u bë një punë shumë e mirë në Tropojë dhe Tropoja e vlerësoi këtë gjë.

Tropoja më në fund zgjodhi zhvillimin dhe jo figura politike që në vijimësi kanë marrë vota dhe kanë përdorur Tropojën për interesat e tyre politike. Tropoja zgjodhi zhvillimin”, tha Byberi.

Fitorja historike e PS-së u shoqërua me një festë të madhe nga simpatizantët e Partisë Socialiste.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026