Berisha reagon për humbjen në zgjedhje: Shqiptarët votuan nën presion
Ish-kryeministri Sali berisha ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” mundi të merrte vetëm 7 bashki.
Berisha në fjalën e tij theksoi se raporti i OSBE-ODHIR evidetoi problematikat që sipas tij tjetërsuan rezultatin.
Berisha tha se blerja e votës, presionet e administratës dhe makinerisë elektorale, bënë që qytetarët të mos votonin të lirë.
“Me këtë rast unë vlerësoj raportin e OSBE-ODHIR, të autoriteteve lokale dhe rajonale, të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku me presione të të gjitha llojeve Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese e antiligjore vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e vendimit. Raporti paraprak ndonëse është paraprak vë gishtin nga problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve duke filluar nga makineria shtetërore elektorale si një përbindësh shkatërrimtar i procesit zgjedhor. Si një akt që krijon pabarazi. Ndalet në të gjitha format antiligjore të ndërhyrjes. Nënvizon blerjen masive të votës, deri dhe presionet e tjera të administratës mafioze, më e pranishme se kurrë në qendrat e votimit dhe procesin e votimit. Përpjekjet për të shkëputur ndonjë gjysmë fraze nga përfaqësuesit e nderuar nga vëzhguesit më prestigjoz në Evropë, OSBE-ODHIR, dështuan”, tha Berisha.
LEXO GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës