Ndryshon konfigurimi i Këshillit Bashkiak në Tiranë, PS i merr një mandat PSD-së

17 Maj 2023 | 09:28

Teksa janë numëruar 907 qendra votimi nga 941 në total, konfigurimi i mandateve të Këshillit Bashkiak në Tiranë ka ndryshuar.

Partia Socialiste ka mundur t’i marrë 1 mandat Partisë Socialdemokrate, duke e çuar në 34 numrin e mandateve në Këshill.

Kur pritet numërimi i 34 kutive të fundit, PS kryeson bindshëm me 50.27% të votave, në total me 140 963 vota.

Në vend të dytë renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 65 666 vota, ose 23.42%. “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 16 mandate në Këshillin e ri Bashkiak të Tiranës.

Me 4 mandate në vend të tretë renditet Partia Demokratike zyrtare e cila ka siguruar 18 960 vota, ose 6.76%.

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit është tashmë në nivelin e dy mandateve, me 12 223 vota ose 4.36%.

Nga 1 mandat kanë mundur të sigurojnë dhe Lëvizja Bashkë, Nisma Thurrje, PDIU, LZHK dhe Partia Republikane.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026