Elbasan/ Dhunoi prindërit, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim

17 Maj 2023 | 11:20

Një 34-vjeçar në Elbasan i cili ishte shpallur në kërkim pasi dhunoi prindërit është arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Befasi’.

“Më datë 05.05.2023, në fshatin Shushicë, shtetasi D. G., i cili ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata me jetë, sapo konstatoi mbërritjen e shërbimeve të Policisë, doli nga banesa dhe u largua në terrenin e vështirë malor të fshatit, ku dyshohet se ka qëndruar i fshehur gjatë këtyre ditëve”- thuhet në njoftimin e policisë.

Pas ndërhyrjes nga Policia, gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026