Nis Festivali i Kanës, aktorë e regjisorë shkëlqejnë në tapetin e kuq

17 Maj 2023 | 16:12

Edicioni i 76-të i Festivalit të Filmit në Kanë nisi mbrëmjen e së martës me Catherine Deneuve si të ftuarën speciale, si në poster edhe në tapetin e kuq, si dhe me një seri yjesh nga e gjithë bota; nga Uma Thurman tek Mads Mikkelsen dhe Helen Mirren.

Gjithashtu, një “Palmë e Artë” ishte rezervuar për aktorin Michael Douglas.

Këtë vit, producenti suedez Ruben Ostlund, fitues i dy Palmave të Arta, është president i jurisë. Në tapetin e kuq, ai u rrethua nga anëtarët e jurisë, që këtë herë përbëhet nga artistë të rinj.

9 aktorë, aktore dhe regjisorë do të zgjedhin më të mirin mes 21 filmave në garë.

Filmi hapës, sikurse e do tradita, u prezantua jashtë garës me të gjithë ekipin e tij. “Jeane du Barry”, i regjisores franceze Maiwen, ka një kast të dalluar aktorësh, duke filluar me Johnny Depp si Luigji i Pesëmbëdhjetë, i rrethuar nga kolegë francezë, që vijnë kryesisht nga zhanri i komedisë.

Filmi tregon jetën romantike të gruas që u bë mikesha e preferuar e mbretit. Historia e “Jeanne du Barry” është historia e një gruaje të lirë, që çlirohet nga rregullat e pallatit të Versajës. Një këndvështrim femëror, por jo domosdoshmërish feminist. Filmi do të shfaqet në kinematë e Francës dhe Evropës gjatë festivalit të Kanës.

Festivali më i madh në botë prezanton më të mirën e kinemasë botërore nga pesë kontinentet për 12 ditë. Bëhet fjalë për filma nga emra të mëdhenj si Martin Scorsese, apo Wim Wenders, por edhe nga regjisorë të rinj nga Evropa dhe Afrika. Filma të pavarur, por edhe të njohur si episodi i fundit i “Indiana Jones”, që do të shfaqet të enjten në prani të Harrison Ford. Shkurt, një valë yjesh dhe talentesh të kinemasë së sotme dhe asaj të nesërme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026