Sekretari i OMONIA-s: Kemi provat filmike të rrëmbimit të Fredi Belerit!

17 Maj 2023 | 22:22

Sekretari i organizatës OMONIA Marin Suli tha në emisionin Now në Euronews Albania se arrestimi i Fredi Belerit u bë përmes një dosjeje të shpikur 2 ditë para zgjedhjeve.

Ai u shpreh se OMONIA disponon prova filmike të atij që e quajti rrëmbim të Belerit nga efektivë që nuk kishin uniformë policie.

“Gara për bashkinë e Himarës ishte një garë shumë e bukur, kjo ndoshta edhe për arsye të ngjarjes që ndodhi me dosjen që i shpikën. Ditën e enjte, tre ditë para zgjedhjeve, vijnë e arrestojnë. Kemi të gjitha provat filmike, e rrëmbejnë sikur të ishte i fundit i kësaj historie. Kemi prova, nuk ishin me uniforma, ishin me kapuça e të gjitha. Kanë prodhuar një letër ku thonë është arrestuar në kushtet e flagrancës, ai ka qenë duke dalë nga restoranti me njerëz të stafit të vet”, tha Suli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026