Ndërron jetë 60-vjeçari, bie nga lartësia e pallatit ku punonte

18 Maj 2023 | 13:17

Një 60-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në qytetin e Vlorës, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti ku punonte në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Nga të dhënat parparake dyshohet se 60-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht nga lartësia.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026