Video e grabitjes së postës private, autori i veshur si postier e me thikë në dorë

18 Maj 2023 | 16:08

Euronews Albania ka mundur të sigurojë pamjet e grabitjes së një poste private në Trianë mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:15.

Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme Ordis Molla u fut në ambientet e postës i veshur si postier dhe nën kërcënimin e thikës kanosi punonjësin e postës dhe mori xhiron ditore.

27-vjeçari arriti të marrë në postë 400 mijë lekë, 940 euro dhe 40 paund dhe më pas u largua me motor.

Shuma e parave të vjedhura së bashku me thikën që ai ka përdorur për kanosjen dhe motori me të cilin u largua nga vendi i ku kreu grabitjen janë sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndaj Ordis Mollës rëndojnë akuzat “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026