Përballimi i fatkeqësive, 4% e buxhetit të bashkive do ruhet për emergjencat

18 Maj 2023 | 16:14

Ministria e Mbrojtjes ka hartuar Planin Kombëtar për Emergjencat Civile, i cili parashtron ngritjen e strukturave të posaçme, procesin e vendimmarrjes si dhe planifikimin e financimit në raste fatkeqësish natyrore.

Shqipëria ka kaluar episode të ndryshme krizash natyrore, siç janë përmbytjet, tërmetet dhe zjarret në rajone të ndryshme në kohë vere, të cilat përveç dëmeve të konsiderueshme në mjedis dhe në shoqëri, kanë krijuar vështirësi për sa i përket organizimit të ndërhyrjes së shpejtë.

Aktualisht buxheti i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, i cili është dhe institucioni që përfshihet direkt në emergjenca, përbëhet nga buxheti i shtetit dhe buxheti vjetor i çdo ministrie, që parashikon një zë më vete për zvogëlimin e riskut të këtyre fenomeneve.

“Bazuar në kuadrin ligjor aktualisht në fuqi, të gjitha ministritë kryesore me përgjegjësi në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe për mbrojtjen civile (mbrojtja civile, mbrojtja, punët e brendshme, transporti, infrastruktura, bujqësia, shëndetësia, energjetika, arsimi, mjedisi, kultura), kanë detyrim të kenë planifikim buxhetor të dedikuar për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile nga 2%-4% të totalit të buxhetit vjetor”, citohet në dokument.

Agjencia e Mbrojtjes Civile siguron financimet nga buxheti shtetëror, donacione dhe burime të tjera. Plani parashtron se edhe bashkitë duhet të rezervojnë 4% të buxhetit vjetor të tyre për të minimizuar riskun nga fatkeqësitë natyrore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026