“Të ndërtohet metroja, Lana të bëhet korsi emergjence”, propozimi i ekspertit
Mamir Hodo, ekspert për sigurinë rrugore tha për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se është e rëndësishme të ndërtohet një metro në kryeqytet.
Sipas tij lumi Lana duhet të bëhet një korsi emergjence dhe rrjedhimisht të shmanget trafiku e të mundësohet kalimi më i shpejtë.
“Të gjitha planet që ka bashkia duhet të diskutohen më parë në komunitetin qytetar, pastaj të hidhen për miratim në këshillin bashkiak. Nuk di nëse zëri i një eksperti ka përfunduar në veshin e kryetarit të bashkisë apo instancave të tjera që mund të marrin vendime.
Një nga mënyrat se si mund të zhbllokohet kjo punë, unë e kam hedhur si ide që para 4-5 vitesh në media, të fillojë ndërtimi i metrosë së Tiranës. Nëse nuk fillon metroja e Tiranës ne shumë shpejt do të kalojmë në kolaps të trafikut sepse nuk ka hapësira të studiuara. Njëkohësisht mund të mendohet që edhe Lana të bëhet e aksesueshme,” – u shpreh Hodo.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë